Ballkani nuk ia ka dalë të fitojë në Prishtinë kundër kampionëve të Lituanisë, Zalgiris.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja barazoi 1-1 dhe kualifikimi në raundin e dytë të Champions League mbetet i hapur.
Ekipi nga Suhareka arriti ta zhbllokonte ndeshjen e sotme shumë shpejt, pasi Nazmi Gripshi i ndëshkoi miqtë në minutën e 15-të.
Zalgiris reagoi shpejt dhe për dhjetë minuta vendosi baraspeshën me anë të zviceranit Oliver Buff. Përpjekjet e të dyja skuadrave në vazhdim nuk u konkretizuan me gola dhe takimi përfundoi 1-1. / abcnews.al