Gripi, shtrime në infektiv/ Pacientë të të gjitha moshave, me komplikacione

schedule15:35 - 4 Shkurt, 2025

schedule 15:35 - 4 Shkurt, 2025

Ndërlikimet që gripi po paraqet kanë bërë që  pacientët të mbushin spitalet.  Në shërbimin infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë  mjekët po përballen me fluks të lartë  urgjencash.

“Aktualisht jemi le të themi në pikun  e rasteve me grip në shërbimin tonë. Në urgjencë paraqiten rreth 150 raste  në ditë një pjesë e mirë e të cilëve kanë nevojë për hospitalizim si pasojë e komplikacioneve që bën ky grip. Përveç komplikacioneve pulmonare që dominojnë dhe me komplikacione të tjera, të tipit kardiovaskular, kardiak apo dhe neurologjik. Rreth 15 raste në ditë që hospitalizohen”

Pacientët më të shpeshtë  janë të moshuar me sëmundje kronike. Por virusi I gripit sipas mjekëve po  shfaqet agresive dhe tek  më  të rinjtë.  Në shërbimin infektiv nuk mungojnë 20- vjeçarët që  gripi iu ka shkaktuar komplikacone.

“Ka dhe të rinjë që vijnë me komplikacione serioze të prekjeve neurologjike, kardiovaskulare që bëjnë një problematikë të lartë dhe tek kjo grupmoshë. Gripi është pathologji infektive e vështirë, sikurse në të përdithshmen themi grip po kalon . Ne që shohim raste të hospitalizuara themi se komplikacionet  kërcënojnë dhe jetën. Nuk duhet neglizhuar. Temperature shumë e lartë që me zor dominohet.  Kolla shume e  shprehur  kërkojnë ndihmën e mjekut”

Mjekët përsërisin  thirrjen për të shmangur vendet me shumë njerëz,  për të shtuar higjenën personale dhe për  të kufizuar kontakte nëse  keni shenjat e një viroze.  Sipas tyre kështu mund të ndërpritet zinxhiri I transmetimit të virusit I cili përhapet me shpejtësi përmes rrugëve aerogene dhe kontaktit me personin e sëmurë./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!