Gripi shënjestron të vegjlit, mjekët: Sëmundja zgjat, Pediatria e QSUT plot me fëmijë

schedule15:46 - 8 Nëntor, 2024

schedule 15:46 - 8 Nëntor, 2024

Gripi këtë vit ka ardhur më herët.  Tek fëmijët sipas mjekëve pediatër po shfaqet më rëndë se tek të rriturit.   Temperatura e lartë është ajo që e karakterizon.

Ashtu si në vendet fqinje dhe në vendin tonë sipas Institutit të Shëndetit Publik po qarkullon gripi i tipit A me nëntipet AH1N1 dhe AH3N2.    Ndërkohë qarkullimi I disa virozave   njëkohësisht ka mbushur me fëmijë pavionin e Pediatrisë Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ai që po dominon sipas  shefes së shërbimit Gjeorgjina Kuli është virusi i rrugëve të frymëmarrjes sinsincial me 60% të rasteve.

“Bebe nen 6 muajt e parë te jetës të shtruar, një bronkiolit nga virusi respirator sinsincial… sinjal i pare i bronkolit nga rsv,  të vlerësojme çdo fëmije, raste te rendë me insuficence respiratore ne kujdes intensiv. Ne e kemi plot pavionin, 3 deri 5 dite zgjat  sëmundja”, tha Gjeorgjina Kuli, shefe e shërbimit të pediatrisë infektive, QSUT.

Foshnjat nën gjashtë muaj janë ato që po e kalojnë më rëndë. RSV shkakton probleme në rrugët e frymëmarrjes dhe  përhapet përmes spërklave të personit të sëmurë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!