Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gripi nis të qarkullojë, ISHP: Rreth 11 mijë persona në një javë kerkojnë ndihmën e mjekut

schedule14:24 - 4 Janar, 2020

schedule 14:24 - 4 Janar, 2020

Bëni kujdes! Gripi ka nisur të qarkullojë edhe në Shqipëri. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino konfirmon se janë izoluar rastet e para. Ndërsa burime nga ISHP bëjnë të ditur se në vendin tonë  po qarkullon virusi A/H1, i njëjti që është konstatuar dhe në shtetet europiane. Në këtë situatë  mjekja sugjeron përmes rrjeteve sociale një sërë masash për ta parandaluar gripin.

 “Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”.

Vaksina e gripit tregojnë specialistet përmban shtamen e virusit AH1N1 dhe AH2N3.  Dy muajt e fundit të vitit të shkuar në qendrat shëndetësore në vend u krye vaksinimi  pa pagese i të sëmurëve kronikë, të moshuarve, grave shatezenë,  personelit shëndetesor dhe për herë të parë dhe fëmijëve nga dy deri në pesë vjeç. Ndërkohë përveç virusit të gripit në qarkullim janë dhe virozat e stinës.  Rreth 11 mijë persona në javë  nga i gjithe vendi sipas Institutit të Shëndetit Publik kërkojnë ndihmën e mjekut për infeksione në rrugët e frymëmarrjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!