Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci këtë të martë në një deklaratë për mediat ka pasqyruar gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë pas zbulimit të vatrave të infeksionit me gripin e shpendëve.
Gjeci në fjalën e saj është shprehur se në orët e fundit nuk është shënuar asnjë vatër tjetër e re dhe se autoritetet përkatëse ndodhen në terren për verifikimin e rasteve dhe cilësisë së mishit.
“Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV, dhe po ashtu asnjë denoncim apo njoftim në numrin e gjelbër.
AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim.
Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika”, ka thënë ajo./abcneës.al