Gripi i shpendëve në Fier, nis dizinfektimi i ambientit dhe asgjësimi i pulave të ngordhur

schedule11:20 - 8 Korrik, 2021

schedule 11:20 - 8 Korrik, 2021

Bashkia e Fierit ka nisur me dizinfektimin e fshatit Adë të njësisë administrative Frakull të Fierit, ku u konfirmuan rastet e gripit të shpendëve.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në fshatin Adë do të bëhet dizinfektimi i ambientit dhe asgjësimi i pulave dhe shpendëve me grip.

Ndërkohë një ditë më parë u bë me dije se në këtë fshat janë konstatuar 120 krerë të prekur me grip shpendësh mes të cilave 70 pula fushe, 14 zogj deti, 16 rosa dhe 20 pata. 30 shpendë kishin ngordhur më herët si pasojë e sëmundjes.

Ndërkohë autoritete vijojnë me punën e tyre për kontrollet në disa pulari në zonë, duke marrë kampione shpendësh. e.su. /abcnews.al