Gripi i shpendëve, mjeku veterinar: Pulat e infektuara nuk kanë dalë në treg, s’ka vend për panik

schedule12:39 - 30 Mars, 2022

schedule 12:39 - 30 Mars, 2022

Shpërthimi i gripit të shpendëve ka krijuar panik te konsumatorët shqiptarë, të cilët që prej rastit të parë të vatrës së infeksionit te pulat kanë shmangur blerjen e mishit të pulave dhe vezëve në markete.

Në lidhje me këtë, doktori i mjekësisë veterinare, Dardan Shehdulla thotë në Abc Live se pulat e infektuara nuk kanë dalë në treg, duke këshilluar qytetarët të mos frikësohen të konsumojnë nënprodukte të shpendëve.

Shehdulla thotë se nuk ka vend për panik dhe se fermerët nuk do të vendosnin në rrezik shëndetin publik.

“Është pezulluar shitja e mishit të shpendëve dhe vezëve për shkak të panikut që është përhapur te njerëzit. Ka rënë konsumi.
Në pularitë aktuale ka një dendësi shumë të lartë dhe luan rol në përhapjen e të gripit. Shoh që njerëzit janë të trembur shumë. Nuk ka vend për panik.

Ka 1200 vatra në Europë dhe nuk ka asnjë rast infektimi. Groposja e shpendëve larg zonave të banuara. Në asnjë fermë nuk kemi raste të reja. Shpendët duhet të futen në qese hermetike. Absolutisht pulat e infektuara nuk kanë kaluar në treg. I njoh fermerët dhe ata nuk do të vinin në rrezik, shëndetin publik. Është e pamundur në praktikë sepse janë të mavijosura kanë shenja në trup. Asnjë fermer nuk do bënte investime për të vënë në rrezik shëndetin publik. Çmimi i vezës është rritur sepse ka rënë shumë konsumi. Është hera e dytë që fermerët po përballen me një kosto të tillë ekonomike”, u shpreh mjeku në Abc./abcnews.al/