Në fjalën e tij në seancën plenare këtë të enjte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar edhe situatën e luftës në Ukrainë.
Balla në fjalën e tij është shprehur se tashmë kemi një Rusi të marrë peng nga një diktator.
“Kemi një Rusi të marrë peng nga një diktator si Putin, i cili ndryshe thotë në bisedimet e paqes në Turqi dhe ndryshe vepron në Kiev ku vijon sulmimet”, është shprehur ai.
Balla gjithashtu ka folur edhe në lidhje me përhapjen e gripit të shpendëve në vendin tonë, ku e ka quajtur si një panik të përhapur nga mediat, pasi sipas tij ai ka qenë në terren dhe ska asnjë gjë për tu shqetësuar.
Ai ndër të tjera ak bërë apel që të konsumohet sa më shumë produkte vendi.
“Hiqni dorë nga nxjerrja e një pule të ngordhur në të gjithë Shqipërinë, por e vërteta është se bizneset shqiptare që merren me këtë sektor, po përballen me një luftë tregjesh, por e vërteta është se prodhimi shqiptar i mishit është shumë i garantuar 100% i garantuar konsumoni mallra shqiptarë se nuk ju bën gjë dhe në kohë lufte kjo gjë është më e rëndësishme”, ka thënë Balla. /abcnews.al