Gripi dhe virozat, fluks në qendrat shëndetësore në Vlorë

schedule17:17 - 31 Janar, 2023

schedule 17:17 - 31 Janar, 2023

Gripi dhe virozat e tjera të stinës janë në pikun e tyre. Në qendrat shëndetësore në Vlorë ka rritje të numrit të vizitave.

Mjeku Pellumb Velaj thotë se të prekur janë të gjitha moshat, por mbiztotërojnë ato pediatrike.

“Është situatë e një viroze stinore që ka kapur një pjesë të popullisë. Më shumë e ndjejnë moshat pediatrike. Në këtë periudhë kemi pasur ngarkesë” u shpreh mjeku.

Simptomat kryesore janë temperatura e lartë dhe kolla.

“Kanë temperaturë, të vjella, diarre. Nuk kemi pasur forma të rënda” thekson ai.

Në spitalin rajonal të Lezhës ka rënie të fluksit të pacienteve me virozat stinore dhe virusin e sëmundjeve respiratore. Nga 80 urgjenca ditore në pediatri ky numër ka rënë në 50.

Mjeku infeksionist Martin Marku fluksi krijohet pasi pacientët shmangin mjekun e familjes.
Mjeku këshillon që të tregohet kujdes veçanërisht te fëmijët dhe të mos përdoren antibiotikët pa kriter./abcnews.al/