Grida Duma: Po kompensoni kompanitë e mëdha që e kanë tregun të sigurt

schedule11:35 - 30 Qershor, 2022

schedule 11:35 - 30 Qershor, 2022

Në Kuvend diskutohet sot akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit. Gjatë fjalës së saj deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se qeveria po kompenson kompanitë e mëdha që e kanë tregun të sigurt, ndërsa nuk ka asnjë kompensim për punëtorët.

“Ju jeni të majtë? Ju që keni dhënë me koncesion Shqipërinë. Si ka mundësi këta që duhet të kenë pronar votuesin, ndërkohë pronar i vetëm ishte kryeaksioneri i peshqve të mëdhenj. Është bërë një seancë plenare, 140 deputetë janë mbledhur që ca kompani të mëdha që gjoja bëjnë sofizma të njohjes ekonomike. Ju jeni mbledhur që më të pasurit, ju japin urdhra dhe ju që të vini në komisione, ndërkohë që shqetësoheni që aksionerët e mëdhenj po i marrin apo jo rimbursimet.

Asnjë kompensim për pagën, por ta punëtorët, po ju që nuk vini kurrë te këto komisione për të diskutuar për minimumin jetik.

Votojini sot për ato dhjetë që ju kanë sjellë këtu në rresht. Dhe vazhdoni mos të votoni për ata miliona. I keni njerëzit rrugës”, tha Duma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!