Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grida Duma me të rinjtë: Myftiu i Kavajës më falënderoi për fushatën pa sharje

schedule12:40 - 13 Maj, 2021

schedule 12:40 - 13 Maj, 2021

Kandidatja për deputete e PD Grida Duma është takuar ditën e sotme ,e të rinjtë dhe të rejat në Kavajë duke uruar edhe besimtarët myslimanë për kremtimin e Fitër Bajramit. Duma deklaroi se ka marrë një falënderim nga myftiu i Kavajës për fushatën e bërë pa sharje. Ajo dha dhe një mesazh për të rinjtë.

“Jam këtu me vajzat dhe djemtë që janë mrekullia e trashëgimisë në të ardhmen. Ishim në një takim te xhamia në Kavajë dhe qëndruam sepse këtë do bëjmë gjithmonë kur duam të diskutojmë. Duhet të jemi të vërtetë me brezin që do të sigurojë të ardhmen e Shqipërisë. Po diskutonim a mund të bësh mirë për të tjerët duke mos pasur ambicie për vete.

Përmes ambicies për vete duhet të ndërtosh të mirën e të tjerëve duke hequr dorë nga hipokrizia që nuk dua gjë unë i dua për të tjerët. Myftiu i Kavajës më falënderoi ëpr fushatën e mirë dhe të bukur pa asnjë sharje”, u shpreh Grida Duma./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!