Grida Duma: Më shumë kushton kopertina se programi i qeverisë

schedule19:54 - 16 Shtator, 2021

schedule 19:54 - 16 Shtator, 2021

Deputetja demokrate Grida Duma nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me programin që pritet të zbatojë në 4 vitet e ardhshme në qeveri.

Sipas zonjës Duma, programi qeverisës ka më të kushtueshme kopertinën sesa përmbajtjen.

Duma e ka cilësuar si “ri-nginje” programin e ri qeverisës.

“Nuk duhen as 10 minuta për ta parë. Si një skenar hollivudian. Jam e se këtij programi i kushton më shumë kopertina se përmbajtja. Mënyra e të shkruarit këtu që nga tabela do dëgjoni ringrirtje, rilindje, rindërtim. Por ka vetëm një ri. Ringinje, dhe shumica e shqiptarëve do thinjen. Në faqen 10-Shqipëria e fortë. Dhe në faqen 10 gjen një hartim. Shqipëria është sot më pranë BE. Thoni që keni finalizuar Reformën në Drejtësi dhe deri në 2025 ju keni bërë 0.1 hapa drejt integrimit. Ta kishit shënuar për referencë që janë bërë 4 hapa të rëndësishëm. Shqipëria e fortë përsëritet prap në faqen 35”tha Duma. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!