Sektori i transporteve në Francë vazhdon grevën kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron.
Atat njoftojnë se greva mund të zgjasë deri në Krishtlindje pavarësisht ftesës për dialog nga qeveria, që zbuloi dy ditë më parë përmbajtjen e projektit duke rritur nervozmin e të gjitha sindikatave duke përfshirë këtu dhe ato që mbështesnin parimisht reformën.
“Kjo është një reformë rithemeluese para së gjithash,” deklaroi presidenti francez duke përmendur një projekt “historik për vendin”, në përgjigje të pyetjeve këmbëngulëse nga shtypi në Bruksel.
Macron ka qenë shumë i matur që prej fillimit të lëvizjes më 5 dhjetor, duke e lënë kryeministrin e tij Edouard Philippe në vijën e parë./abcnews.al