Një grevë 24- orëshe është paralajmëruar ditën e nëserme nga stafi i aeroportit italian. Në të njëjtën kohë, pjesë e grevës do të jenë edhe punëtorët në kompanitë e jashtme që bashkëpunojnë me aeroportet e vendit.
Sipas sindikatave, grevva “është për shkak të rritjes së pamjaftueshme të pagave, zgjatjes së vazhdueshme të orarit të punës dhe promovimit të sigurimit dhe kujdesit privat”.
Kompania ajrore italiane Ita Airëays ka njoftuar deri më tani se do të anulohen 30 fluturime të brendshme, por sipas radiotelevizionit publik Rai, ka shumë gjasa që edhe pasagjerët e linjave ajrore të huaja, të cilët kanë fluturime të planifikuara nesër, të kenë vonesa dhe probleme.
/abcnews.al