Grevë në aeroportet e Gjermanisë, 220 mijë pasagjerë preken nga situata kaotike

schedule23:45 - 15 Janar, 2019

schedule 23:45 - 15 Janar, 2019

Greva e përgjithshme në disa aeroporte të Gjermanisë ka shkaktuar kaos tek pasagjerët, por dhe probleme në trafikun ajror. Janë të paktën 220 mijë pasagjerët e përfshirë në këtë situate, sipas të dhënave të Federatës së aeroporteve gjermane. Sindikatat kërkojnë që agjentëve të sigurisë në aeroporte, t’u paguhet 20 euro në orë, në të gjithë vendin.

Kaos në trafikun ajror në Gjermani për herë të tretë në më pak se 10 ditë, me qindra fluturime të anuluara për shkak të një greve të përgjithshme për pagat e personalit të sigurisë në tetë aeroporte mes të cilëve dhe ai i Frankfrtit, më i frekuentuari në vend. Personeli është në grevë deri në orën 20 të mbrëmjes. Janë të paktën 220 mijë pasagjerët e prekur nga kjo situatë sipas të dhënave të publikuara nga federate e aeroporteve gjermane.

Në Frankfurt janë anuluar 610 fluturime nga 1200 të parashikuara, në Hamburg janë anuluar më shumë se gjysma e 357 fluturimeve, ndërsa në aeroportin e Hnaoverit pasagjerëve iu ëshët kërkuar që të heqin dorë nga bagazhet e vogla dhe ti vendosin në rradhë për të reduktuar kohën që duhet për kontrollin e tyre.

Në Mynih, greva përfshin vetëm kontrollin e sigurisë për të ounësuarit në aeroport dhe mallrat. Sindikata që përfaqëson 23 mijë agjentë sigurie në aeroportet e vendit, kërkon që pagat të rriten deri në 20 euro në orë në të gjithë Gjermnainë. Aktualisht pagat variojnë nga 14 deri në 17 euro në orë, në varësi të aeroporteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!