Rreth 100 automjete u dogjën në Kolumbi gjatë ditës së parë të “grevës së armatosur” të ndërmarrë nga Klani i Gjirit, organizata më e madhe kriminale në vend. Gjatë kësaj greve, grupet kriminale detyrojnë shkollat dhe dyqanet që të mbyllen, dhe pengojnë kalimin e automjeteve publike dhe private në rrugët e vendit, madje kërcënojnë dhe automjetet e policisë dhe ushtrisë.
E ashtuquajtura grevë e armatosur u ndërmor në formë reagimi për shkak të ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të trafikantit të madh të drogës Dairo David, i njohur dhe si Otoniel, i cili u arrestua disa muaj më parë.
Presidenti kolumbian e cilësoi atë jo vetëm si trafikanti i drogës më i rrezikshëm në vend, por dhe vrasës i liderëve socialë, ngacmues seksual i fëmijëve dhe adoleshentëve dhe një nga kriminelët më të rrezikshëm në planet./abcnews.al