Grevat paralizojnë Gjermaninë

schedule09:26 - 25 Mars, 2024

schedule 09:26 - 25 Mars, 2024

Grevat njëmujore mund të jenë të zakonshme në Spanjë, Belgjikë apo Francë, ku protestat e punëtorëve janë si një sport kombëtar, por Gjermania krenohet me grevat e qeta masive.

Por tremujori i parë i 2024-ës pati më së shumti greva në vend në 25 vitet e fundit. Grevistët pezulluan hekurudhat dhe aeroportet. Mjekët u larguan nga spitalet. Punonjësit e bankës ndaluan punën për ditë të tëra. nga puna për ditë të tëra.

Jens Spann, nënkryetar i Kristian Demokratëve në Parlament, denoncoi “çmendurinë” që kërcënon të paralizojë vendin. Gjermania, prej kohësh fuqia ekonomike në Kontinentin e Vjetër, është vendi me rritjen më të ngadaltë në Eurozonë, duke rënë në recesion vitin e kaluar.

Në vitin 2023, vendi shënoi inflacionin më të lartë të 50 viteve të fundit. Barra ra kryesisht mbi supet e atyre me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sipas një studimi të fundit, që nga viti 2022, pagat e tyre reale janë tkurrur më shumë se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në të njëjtën kohë, Gjermania po përballet me mungesa gjithnjë e më serioze të fuqisë punëtore dhe një popullsi në plakje. Zyrtarët vlerësojnë se deri në vitin 2035, 7 milionë punëtorë do t’i mungojnë ekonomisë.

Kjo krijon probleme për sistemin bujar të mirëqenies. Për dekada, ekonomia gjermane ishte fitimprurëse falë eksporteve të saj në Kinë dhe gazit natyror të lirë nga Rusia.

Pushtimi i Ukrainës nga Moska e detyroi Europën të hiqte dorë nga karburantet ruse.

Prandaj ndikimi në Gjermani ishte më i keq se kudo tjetër në Europë, pikërisht për shkak të industrisë së saj të madhe, ekuivalente me 1/5 e prodhimit të saj total. Rreth 4 në 10 familje kanë pak ose aspak kursime, tha Marcel Frazer, president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike.

“Shqetësimet, pakënaqësitë dhe frika e të rinjve janë plotësisht të justifikuara dhe sigurisht edhe të prindërve të tyre”, tha ai.

Grevistët po kërkojnë gjithashtu kushte më të mira pune, orë më të shkurtra dhe aftësi për të planifikuar turnet dhe pushimet më herët për një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Shumë venë në dukje një problem të madh si taksimi, i cili i takson të ardhurat më shumë se pasuritë private, duke prekur në mënyrë disproporcionale punëtorët me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Kostot e grevës po shtohen sepse infrastruktura kryesore është në rënie.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!