Greva në Kakavijë, lejohet kalimi i këmbësoreve, rreth 40 kamionë mallrash në pritje në Greqi

schedule12:51 - 24 Nëntor, 2020

schedule 12:51 - 24 Nëntor, 2020

Greva 24 orëshe e doganierëve të palës greke në Kakavijë, e nisur ditën e sotme ka shkaktuar radhë të gjata në pjesën greke të Kakavijes të automjeteve të transportit të mallrave, ndërsa në pjesën shqiptare nuk ka asnjë makinë në pritje.

Gazetari Orgest Sako raporton për ABC se deri me tani kanë kaluar drejt Greqisë 120 këmbësorë ndërsa nga Greqia në Shqipëri 34 këmbësorë.

Ndër të tjera ai thekson se në palën greke presin rreth 40 kamionë mallrash të cilët pritet që të kalojnë kufirin të mërkurën pas ndërprerjes së grevës së punonjësve grekë të doganës.

Ndërkohë pika e kalimit kufitar është e kalueshme për të gjithë këmbësorët të cilët kanë dokumente greke dhe zotërojnë një dokument si punonjës sezonale në mënyrë që të punojnë në

Greva po zhvillohet për shkak se punonjësit e palës greke pasi kërkojnë rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!