Greva në Argjentinë paralizon transportin, anulohen fluturimet dhe lëvizja e trenave

schedule15:46 - 11 Prill, 2025

schedule 15:46 - 11 Prill, 2025

Në Argjentinë, një grevë e përgjithshme ka paralizuar transportin dhe ka sjellë kaos në shumë qytete të vendit.

Të gjitha fluturimet kombëtare janë anuluar, ndërsa shërbimi në trena dhe metroja në Buenos Aires janë pezulluar. Shumë dyqane qëndruan të mbyllura, ndërsa autobusët vazhduan të lëvizin.

Grevën e kane organizuar sindikatat kundër politikave shtrënguese të Presidentit Javier Milei, i cili që nga fundi i vitit 2023 ka ndërmarrë reforma të ashpra për të frenuar inflacionin. Ai ka hequr subvencionet për energjinë dhe transportin, ka pushuar mijëra punonjës shtetërorë dhe ka mbyllur disa institucione.

Ndërsa inflacioni ka rënë nga mbi 200% në rreth 60%, sindikatat dhe qytetarët e zakonshëm thonë se po paguajnë çmimin më të lartë, me rritje të kostos së jetesës dhe ulje të pensioneve.

Në protesta janë përfshirë edhe pensionistët, disa prej të cilëve janë përplasur me forcat e rendit javët e fundit.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!