Aeroporti i vetëm në Shqipëri është jashtë funksionit prej mëngjesit të ditës së sotme për shkak të grevës së kontrollorëve, të cilët kërkojnë pagën e plotë, e cila sipas tyre është ulur 80%. Por cfarë do të ndodhë dhe deri kur do të vijojë rezistenca?
Nënkryetari i Sindikatës së Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh i bindur se do i shkojnë deri në fund, ndërsa i bënë thirrje Edi Ramës dhe ministres Balluku që të heqin dorë nga kokëfortësia dhe të ulen të pranojnë dy kushtet kryesore; rikthimin e pagës së plotë dhe anulimin e vendimeve për ndërprerjen e kontratës së punëtorëve.
“Ne nuk kemi lënë afat presim vendimin për anulimin e vendimit për uljen e pagave dhe kthimin në punë të punonjësve. Të anulohet vendimi dhe të paguhemi sipas kontratës. Kryeministri dhe ministrja të heqin dorë nga kokëfortësia” tha ai.
Por cili është hapi radhës? Dritan Goxhaj paralajmëron se përpos faktit që nuk mund të ulet dhe ngrihet asnjë avion nga Rinasi shumë shpejt, cështje orësh do të ndalohet fluturimi edhe mbi hapësirën shqiptare. “Nuk do të ketë fluturime dhe mbikalime në hapësirën ajrore shqiptare deri kur palët të ulen.
Aktualisht ka vetëm mbikalime në hapësirën ajrore shqiptare, për momentin lejohen. Janë 5 kontrollorë që nuk kanë shpallur paaftësi. Mund ta mbajë sot dhe nesër, por nuk kanë mundësi ta mbajë dhe brenda një kohe të shkurtër do të mbyllet.
Është jashtë niveleve të sigurisë së operimit. Përgjegjësia nëse ndodh diçka, direkt bie mbi kontrollorët që janë jashtë kushteve të sigurisë së operimit, pasi i kanë kaluar të gjitha orët, kanë shumë ngarkesë. Nëse ndodh të parët janë ata që do të japin ata, më pas ministrja, kryeministri” tha ai.
Në total janë 80 kontrollorë. Dritan Goxhaj përgënjeshtron deklaratat e ministres Balluku për rroga stratosferike 4400 dollarë duke sqaruar të vërtetën e tij. “Shifrat që janë përmendur nuk janë reale, pagesa më e madhe e një kontrolli është 190 mijë lekë të vjetra.
Nuk e di nga i ka nxjerrë Balluku, por kontrollohet, më i miri, më i madhi e kanë 1.9 milionë lekë të vjetra. Aktualisht marrin 1.9 mln lekë. Ata nuk pretendojnë rritje rroge, por rikthim, zbatim të kontratës. Shteti ka bërë një veprim të jashtëligjshëm. Nuk jemi pyetur, shteti ka marrë veprim të njëanshëm.
Sindikata e ka hedhur në gjyq, ministrja e linjës nuk ka pranuar të ulet. Vetëm në momentin që kontrollorët takuan Presidentin pranoi që të ulet. Kontrollorët me ministren nuk ka qenë takim, por ka pasur një bisedë me kryetarin e sindikatës. I janë bërë me dije pretendimet” deklaroi ai. Aktualisht kulla e kontrollit në Rinas është blinduar nga ushtria dhe policia, që pritet që të nxjerrë punonjësit jashtë godinës./ db/ Abcnews.al