Greta Thunberg: COP26 është një dështim

schedule08:25 - 6 Nëntor, 2021

schedule 08:25 - 6 Nëntor, 2021

Udhëheqësja e lëvizjes rinore për klimën, Greta Thunberg,  e ka quajtur konferencën e klimës në Glasgow një “dështim” përpara mijëra të rinjve që demonstruan në qytetin skocez duke bërë thirrje për masa kundër ndryshimeve klimatike.

“Nuk është sekret që COP26 është një dështim.” “Udhëheqësit tanë nuk po na tregojnë rrugën e duhur, dhe as lidership.” “Ata nuk mund të injorojnë konsensusin shkencor, nuk mund të na injorojnë ne”, tha aktivistja suedeze.

Dita e dytë e protestave do të mbahet sot në Glasgow. Marrëveshja e Parisit e vitit 2015 synon të reduktojë ngrohjen globale nën +2 gradë Celsius, për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike, të cilat tashmë po shkaktojnë fatkeqësi në të gjithë botën.

Megjithatë, sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, bota po shkon drejt një mbinxehjeje “katastrofike” prej +2,7 gradë Celsius./abcnews.al