Greqia: Shqipëria duhet të jetë në BE, nuk duhet të lejojmë minimin e Ballkanit

schedule19:12 - 4 Qershor, 2021

schedule 19:12 - 4 Qershor, 2021

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias nga Prishtina shprehu sot mbështetjen e fortë të Athinës për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sa më shpejt të jetë e mundur, idealja brenda këtij muaji.

Ai gjithashtu theksoi se Greqia ka kërkuar që çështja e Ballkanit Perëndimor të mbetet kryesore në axhendën e BE dhe shpjegoi se “Ne po e bëjmë këtë, jo për përfitimin tonë, por bazuar në besimin e vendosur se ky rajon duhet të jetë një pjesë e BE-së.

Ne nuk duhet të lejojmë që forca të tjera të minojnë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë duke u përpjekur të krijojnë sfera të ndikimit ose të konsolidohen.

Shkurtimisht, ne besojmë se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe duhet të jetë një pjesë integrale e BE” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!