Greqia nuk gjen qetësi, aktivizohen vatra të reja zjarri, digjen 3 mijë hektarë ullishte

schedule11:49 - 5 Korrik, 2022

schedule 11:49 - 5 Korrik, 2022

Që prej ditës së djeshme Greqia po përballet me zjarre në zona të ndryshme në afërsi të Athinës.

Para pak minutash është ngritur alarm i ri për një vatër të re zjarri në Porto Gjermeno.

Në vendngjarje kanë shkuar 40 zjarrfikës dhe 9 automjete, 4 avionë dhe 2 helikopterë, raporton protothema.gr.

Sipas Zjarrfikëses, në zonë po fryn erë e fortë duke, gjë që vështirëson punën e zjarrfikësve, raporton abcnews.al.

Ndërkohë në Amfisa, e cila ishte nën pushtetin e flakëve të zjarrit gjatë gjithë mbrëmjes së kaluar janë djegur 3 mijë hektarë ullishte.

Lexo edhe: VIDEO/ “Makth i zjarrtë” në Greqi, flakët “përpijnë” çfarë u del para

Autoritetet bëjnë me dije se zjarri në Amsifa është vënë pjesërisht nën kontroll dhe se zjarrfikësit po monitorojnë situatën.

Gjithashtu banorët e Iteas në Greqi u evakuuan mbrëmje e djeshme, për arsye paraprake.

Banorët u dërguan në hotelet e Delphi me autobusë të siguruar nga Bashkia dhe Qarku.

Gjithashtu mësohet se vatrat e zjarrit në Kranidi dhe Argolida janë vënë persisht nën kontroll.

Ndërkohë sot do të bëhen vlerësim i parë për dëmet materiale që u shkaktuan në hotelin, në Kranidi i cili u shkrumbua mbrëmë nga flakët e zjarrit.

Zjarri në Kranidi nisi dje në orën 19:24, në një vendgrumbullim me inerte ndërtimi, vetëm 100 metra larg nga hoteli që u shkrumbua./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!