Greqia merr masa të forta kundër lëvizjeve provokuese të Turqisë në Evros me flukset migratore nga lindja duke u “fortifikuar” me një gardh të ri të pakalueshëm. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh se ndërtimi i gardhit të ri ishte minimumi për t’u ndjerë të sigurt dhe se puna po vijon me shpejtësi, që projekti të përfundojë në Prill 2021.
“Ndërtimi i gardhit të ri në kufirin greko-turk në Evros ishte më e pakta që qeveria mund të bënte për t’i bërë qytetarët grekë të ndiheshin të sigurt në një situatë kaq të vështirë” tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Planin për gardhin, që publikoi edhe fotot, ai e cilësoi ambicioz.
Gardh i ri do të përbëhet nga kangjella çeliku 5 metra të lartë. Prezantimi i projektit të gardhit në Evros u bë nga zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Oikonomou dhe Këshilltari i Mbikëqyrjes së projektit, George Dounias./ db/Abcnews.al