Angazhimi i kreut të NATO-s, Stoltenberg për të ulur në një tavolinë diskutimi liderët e Turqisë dhe Greqisë ka hasur në kundërshtimin e këtyre të fundit të cilët theksuan një kusht kryesor për të vijuar negociatat.
Siç shkruajnë mediat helene, kushti grek lidhet me largimin e anijeve turke nga zona e diskutuar detare mes dy shteteve dhe më pas të vijojë dialogu, raporton abcnews.al.
Lexo edhe: Mes kërcënimeve për luftë, Erdogani bën deklaratën e papritur ndaj Greqisë
Më herët, Greqia kërcënoi Turqinë me sanksione nëse nuk kryen veprime që ulin tensionin në rajon duke larguar anijet kërkimore nga Egjeu Lindor dhe përfundimin e veprimeve provokuese sipas saj.
Lexo edhe: “Mijera ton” diplomaci, “përbindëshi” francez që Macron e dërgoi kundër Erdoganit në Mesdhe
Erdogan ishte shprehur më herët se do të pranonte që të uleshin në negociata me Greqinë në mënyrë që të arrihej një marrëveshje “ëin-ëin” për të dyja palët në Egjeun Lindor. /abcnews.al