Avokati Idajet Beqiri thotë se Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celbashi ka bërë disa shkelje, e fundit, ajo e mos numëriomit të votave të diasporës shqiptare në Greqi.
Në një intervistë për “Tirana Live”, Beqiri u shpreh se Celibashi po mbron opozitën.
“Ka bërë disa shkelje. Shkelja më e rëndë, është mosnxjerrja e rezultatit të Vorës. Ky është krimi i parë i tij. Do t’i mbajë mirë marrëdhëniet e mira me Sali Berishën dhe kunatin e tij, Fatmir Mediu. Ky njeri, tashmë, mesa duket, ka diçka Saliu që e mban prej freri Celibashit. I shtrëngon dhëmbët, Celibashi bën çfarë thotë Saliu. Kur vazhdon KAS, të dalë rezultati”, theksoi ai./abcnews.al