Greqia e harroi Fredi Belerin? Guri: Politika greke do mundohet me çdo mënyrë të mbështesë minoritetin në Shqipëri

schedule23:07 - 8 Korrik, 2024

schedule 23:07 - 8 Korrik, 2024

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare në Greqi, Edmond Guri thotë se rasti i Fredi Beleri pati tejfryrje nga mediat dhe politika.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Guri u shpreh se Athina zyrtare do mundohet me çdo mënyrë të mbështesë minoritetin grek në Shqipëri.

“Politika greke ka një eksperiencë që nuk krahasohet në Ballkan. Do mundohet, minoritetin grek në Shqipëri ta suportojë. Rasti Beleri theu tabu, do ketë figura të tjera që do jenë në qendër të vëmendjen. Rasti Beleri pati tejfryrje nga mediat, nga politika”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!