Greqia e çon Turqinë në OKB për detin: Të flasë edhe Kina

schedule21:44 - 4 Shtator, 2020

schedule 21:44 - 4 Shtator, 2020

Greqia ka bërë lëvizjen e radhës duke e dërguar cështjen e konfliktit me Turqinë për detin në OKB.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres një letër të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis mbi situatën në Mesdheun Lindor duke i kërkuar që t’ia kalojë atë Këshillit të Sigurimit.

Mitsotakis kërkon një përgjigje ndërkombëtare ndaj agresionit të Turqisë dhe thekson se pret ndërhyrjen e Kinës si një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB. “Turqia paraqet kërcënim ndaj stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për tregtinë ndërkombëtare” thuhet ndër të tjera në letër./d.b/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!