Rafel Jorgo Galifianaki, ushtari 19 vjeçar mbylli sytë përgjithmonë pas shpërthimit të një granate dore, gjate shërbimit të tij në ushtrinë greke. Ministri i mbrojtjes Nikos Dendias ka shpallur tre ditë zie në Forcat e armatosura në nderim të kujtimit të ushtarit që humbi jetën në detyrë.
Familjarët janë tronditur nga lajmi, ndërsa babi i tij shkruan në rrjetete sociale se i biri “mbylli sytë si një hero”. Ngjarja ndodhi gjatë një stërvitje të zakonshme ushtarake.
19 vjeçari i ishte bashkuar forcave të armatosura greke, akademia ushtarake e Rodosit, rreth një vit më parë, dhe mbante rolin e ushtarit piroteknik, ose ndryshe personi përgjegjës që kontrollonte armët dhe municionet përpara stërvitjeve ushatarke.
Ai së bashku me rreshterin e tij, 39 vjeç, mesa duket gabuan në bërjen gati të granatave të dorës, njëra prej të cilave shpërtheu, duke i marrë jetën të riut dhe duke plagosur rënd eprorin e tij.
Dyshimet e para janë se shkak i incidentit ishte aktivizimi i parakohshëm i granatës.
19 vjeçari u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa rreshteri 39 vjeçar u dërgua në spitalin me të afërm, me trauma të shumta një pa një gjymtyrë.
Avokati i familjes, Giorgos Kokosalis, njoftoi se një ekspert balistik dhe piroteknik është angazhuar për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar transparencë të plotë mbi incidentin.
Trupi i Rafaelit do të transportohet në Kretë këtë të enjtë, ndërsa funerali i tij do të mbahet të premten në orën 11:00. / abcnews.al /

