Richard Grenell po zhvillon një vizitë në Kosovë ku po takon drejtuesit më të lartë të shtetit, dy javë pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë mes Prishtinës dhe Beogradit.
Pas takimit me kryeministrin Hoti është nënshkruar marrëveshja mes të kryeministrit Hoti dhe shefit ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.
“Sot ishim të nderuar të presim në qeveri, delegacionin e kryesuar nga Grenell për zbatim të marrëveshjes të arritur në Uashington. Prezenca e tyre tregon vendosmërinë e presidentit Trump, për zbatimin e një marrëveshjeje historike, drejt finalizimit.
Kishim bisedë të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes dhe e kam për nder ta them se do të lëvizim shpejtë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Do të lëvizim për normalizim të marrëdhënies politike. Do të hapë mijëra vende pune kjo marrëveshje ekonomike, jemi angazhuar si qeveri dhe presim në javët e ardhshme, të lëvizim në zbatim të marrëveshjes”, tha Hoti. /db/Abcnews.al