I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Tëitter.”Ajo se si të quhet liqeni që gjendet në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një pikë serioze pavarësisht kompromisit për studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin… kështu që të dyja palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka shkruar Grenell.
What to call the lake that is in Kosovo and Serbia has been a serious sticking point despite the U.S. forged compromise to launch a feasibility study to create jobs and more energy for the region….so both sides have agreed to a new name: Lake Trump. https://t.co/AgeDNZ4aBd
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 24, 2020
ak ditë pas takimi të Washingtonit, Grenell ka treguar se si e propozoi me shaka që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.
Grenell, gjatë një interviste për një radio amerikane ka shpalosur detaje të negociatave që kulmuan me marrëveshjen e Uashingtonit, duke pretenduar se mospajtimet Kosovë-Serbi rreth Ujmanit kishin të bënin me emrin e Liqenit.
Liqeni i shtrirë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.