Grenell i shkon në zyrë Ramës, fokusi te shtimi i përpjekjeve për lirimin e Hashim Thaçit

schedule15:32 - 25 Maj, 2023

schedule 15:32 - 25 Maj, 2023

TIRANË- Ish i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Richard Grenell ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga Grenell me një shënim në rrjetin e tij social “Twitter”.

Mes tjerash, Grenell thotë se me Ramën kanë diskutuar për të bërë më shumë përpjekje për lirimin e Hashim Thaçit nga paraburgimi në Hagë. Ai shkruan se akuzat kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit janë të rreme dhe dëshmitarët thuhet se janë manipuluar nga Jack Smith.


“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, shkruan Grenell./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!