I dërguari Special i SHBA-ve, Richard Grenell i është përgjigjur ashpër kreut të VV-së, Albin Kurti i cili tha se nëse rikthehet në pushtet, nuk do ta respektojë marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës e Serbisë.
Grenell ka deklaruar se Kurti është gjithnjë kundër SHBA-ve. Madje ia ka përmendur kreut të VV faktin se ka qenë kundër ideve të ish-presidentëve amerikanë, George Bush dhe Barack Obama.
LEXO EDHE: Zotohet Kurti: Nuk do e respektoj marrëveshjen e Washingtonit kur të kthehem në detyrë
“Një gjë është e sigurtë, ju gjithmonë mund të llogarisni Kurtin që të jetë kundër SHBA-ve. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ishte kundër ideve të Bushit. Simbolika nuk paguan qiratë, atë e bëjnë vendet e punës”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Më herët, në një postim në rrjetet sociale Albin Kurti deklaroi se nëse kthehet në qeverisje nuk do të respektojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të firmosur në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit Donald Trump. g.v/abcnews.al