I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kryer kontrollin rutinor për kancer.
Zyrtari amerikan ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram ku ka treguar se pas kontrolleve mjeku i ka dhënë lajmin se funksionimi i gjakut të tij është në rregull.
Grenell ka qenë i prekur nga kanceri në gjak shtatë vite më parë dhe është shëruar, por vazhdimisht bën kontroll mjekësor.
“Sot ishte muaji i tretë i verifikimit të Kancerit. Pas shtatë vjetëve është akoma stresuese të testohesh, frika se kanceri i gjakut do të rikthehet është e vërtetë. Sot dëgjova fjalët magjike që erdhën nga superheroi doktor “funksionimi i gjakut tuaj është në rregull”. “Unë e dua gjakun e qetë. E urrej kancerin. Jam falënderues që akoma jam pa kancer”, ka shkruar Grenell. g.v/abcnews.al