Grekja tenton vrasjen e burrit në hotel, forma e pazakontë që zgjodhi

schedule12:51 - 29 Tetor, 2022

schedule 12:51 - 29 Tetor, 2022

Një 38 vjeçare greke e akuzuar për tentativë vrasje pasi i hodhi acid bashkëshortit të saj është dënuar me burg, sipas mediave të vendit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së shtunës, me 22 tetor, në një hotel në Heraklion, 38-vjeçarja, sipas avokatëve të saj, ka pohuar se është dhunuar nga viktima 36 vjeç, duke shtuar se edhe atë natë është dhunuar nga bashkëshorti.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se ka qenë e frikësuar dhe për këtë arsye nuk është dorëzuar menjëherë tek autoritetet.

Avokatët e 38 vjeçares, Apostolos Lytras dhe Manolis Drakonakis, në deklaratat e tyre theksuan se klientja e tyre hodhi poshtë pretendimet për ekzistencën e një gruaje tjetër të përfshirë në këtë çështje, duke theksuar se pas sulmit me acid, i cili ajo tha se e kishte blerë online,  doli nga hoteli vetë dhe më pas mori një taksi.

Në deklaratën e saj, ajo tha se ishte e frikësuar për jetën e saj dhe se kishte marrë kërcënime të vazhdueshme.

Si u dorëzua 38-vjeçarja tek autoritetet?

3 ditë pas ngjarjes dhe një ditë pas lëshimit të urdhërit të arrestit ajo u dorëzua të martën vullnetarisht te autoritetet, e shoqëruar nga avokatja e saj Apostolos Lytra.

Në fakt, ajo u dorëzua në një vend të paracaktuar pas njoftimit të policisë greke dhe u dërgua në Komisariatin e Policisë Heraklion pak pas orës 19:00 të së martës së kaluar.

Qëndrimi i babait të saj

Në deklaratat e babait të saj në lidhje me ngjarjen të krijohet përshtypja se ai mbështet 36 vjeçarin duke thënë se vajza e tij po gënjen dhe se i shoqi nuk ka abuzuar me të.

Gjithashtu deklarata e babai të saj bie në kundërshtim me atë që pretendon vajza dhe avokatja e saj, Apostolos Lytras.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!