Green pass për të vaksinuarit jashtë vendit, Daja: Regjistrohuni tek mjeku familjes

schedule17:33 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 17:33 - 28 Dhjetor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Të gjithë ata persona  që janë vaksinuar jashtë vendit mund të pajisen me Certifikatë Vaksinimi dhe  në  Shqipëri.

Për këtë mjafton të  vërtetojnë pranë mjekut të familjes që i kanë kryer dozat anti Covid.

Do të jetë ai që do të pasqyrojë të dhënat në sistem.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se kjo ka ardhur si një kërkesë e qytetarëve.

Bëhet fjalë për mbi  10 mijë persona që kanë kryer  1 apo 2 doza anti Covid jashtë Shqipërisë dhe dëshirojnë të regjistrohen në E-Albania.

Ata që nuk e kanë plotësuar ciklin e  imunizimit përmes vaksinës ose  mund ta vijojnë atë në vendin tonë ose të shkojnë të riaplikojnë dozat  jashtë shtetit.

Por  çfarë vaksine mund kryejnë ata që  nuk kanë marrë  një prej markave që ndodhen në Shqipëri?

Certifikata e Vaksinimit e Shqipërisë është e integruar në sistemin europian dhe njihet si Green Pass. Vlefshmëria e saj pas dozës së tretë zgjatet me gjashtë muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!