Gravina: Futbolli ka një tjetër problem, Super League nuk është zgjidhja

schedule22:26 - 7 Mars, 2022

schedule 22:26 - 7 Mars, 2022

Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, ka folur së fundmi për  Rai Gr Parlamento, për një temë të nxehtë si krijimi i Super League, ide që mbahet ende gjallë nga klube si Juventusi, Barcelona dhe Real Madrid.

“E gjithë bota e futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar po vuan. Nga pikëpamja ekonomiko-financiare kemi probleme shumë serioze dhe disa mendojnë se Super League është zgjidhja, por është përgjigja më e keqe”.

“Problemi i vërtetë i futbollit nuk është mungesa e burimeve financiare, por përdorimi i tyre. Ne duhet të shkojmë përtej një formati të vjetëruar, të përmirësojmë markën, të kërkojmë projekte të reja.

Jo të zgjedhim rrugën më të shkurtër që mund të shënojë edhe dështimin e futbollit, sepse në realitet kostot e menaxhimit duhen vënë nën kontroll”, tha Gravina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!