Ryan Gravenberch tashmë është lojtari më i ri i Bayern Munich, me holandezin që ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me bavarezët.
Menjëherë pas zyrtarizimit, Gravenberch ka thënë edhe fjalët e para si bavarez, teksa thekson se nuk e ka menduar dy herë që të jepte përgjigjen, pasi Bayern sipas tij është një klub i madh, ndërsa ka zgjedhur kampionët për të fituar Champions Leaguen.
“Kur Bayern më thirri, nuk u desh të mendoja dy herë. Le të flasim për një nga klubet më të mëdha që ekziston: lojtarët nga e gjithë bota duan të luajnë për këtë klub. Unë” Unë vij në Mynih për të fituar shumë tituj dhe Bayern është mësuar të fitojë shumë tituj. Gjithçka është e mundur me këtë klub, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Kohezioni në këtë ekip është shumë i fortë, më pëlqen”, ka deklaruar lojtari holandez. /f.a/abcnews.al