Gratë në sipërmarrje/ Balluku: Mbështetje për të gjitha zonjat që investojnë jashtë zonave urbane

schedule16:08 - 12 Qershor, 2023

schedule 16:08 - 12 Qershor, 2023

Gratë që duan të krijojnë biznesin e tyre jashtë zonave urbane do të marrin një vëmendje të veçantë nga qeveria.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së mbajtur ne konferencën “Ajo drejton, kushtuar grave sipërmarrëse shqiptare” theksoi se nga programet për bizneset e reja më tepër se gjysma e përfituesve kanë qenë gra.

“Që të incentivojmë dhe të mbështesim të gjitha ato zonja të cilat kanë qenë jashtë, zonave urbane dhe referuar të dhënave përfundimtare rezulton se në kategorinë start up, 45 %e totalit të përfituesve ishin subjekje të drejtuara nga vajza dhe gra. Në kategorinë lehtësues start up, 55% e përfituesve janë subjekte që drejtohen nga vajza dhe nga gra.” u shpreh Ballaku

Pas vitit 2021 sipërmarrjet e drehtuara nga gratë kanë pasur një  rritje të ndjeshme të numrit.

Ato që kishin numrin më të lartë si vit si përqindje ishte viti 2021 që tregon që pas pandemisë kemi patur një nxitje të re të grave dhe vajzave për të marrë guximin dhe për të qenë vetë sipërmarrëseve. Kjo është dëshmi e qartë e mbështetjes së qeverisë, sepse ne punojmë cdo ditë për të fuqizuar rolin e gruas shqiptare në sipërmarre” vijoi më tej Balluku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!