Gratë naftëtare në ditën e dytë të grevës së urisë: Nuk kemi përfituar asistencë

schedule11:36 - 16 Tetor, 2020

schedule 11:36 - 16 Tetor, 2020

Kanë lënë familjarët dhe kanë hyrë në grevë urie pa afat. 10 naftëtare të Uzinës së Ballshit po vazhdojnë betejën e kolegëve të cilët qëndruan 18 ditë në grevë urie për të marrë pagat e prapambetura. Është dita e dytë e grevës dhe kanë shfaqur shenjat e para të lodhjes.

Hyrja në grevë urie ishte një zgjedhje e vështirë por thonë se do t’i shkojnë deri në fund.

Ndërkohë kreu i sindikatës Sokol Dautaj sqaroi çështjen e asistencës sociale, e cila nuk mund të përfitohet sa kohë nuk mbyllen marrëdhëniet e punës me kompaninë që administron uzinën

Naftëtarët e Ballshit janë pa punë prej më shumë se 9 muajsh ndërsa nuk kanë marrë pagat e periudhës 2015-2016 që shkojnë deri në 27 paga mujore.

/mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!