Tashmë me siguri keni dëgjuar se është shumë e shëndetshme për trupin kur e filloni ditën me një gotë ujë. Është një zakon që praktikohet veçanërisht nga femrat nga Japonia dhe ka rezultuar shumë i dobishëm. Uji nga trupi humbet gjatë ditës në mënyra të ndryshme, përmes sekretimit në urinë, djersitjes, por edhe proceseve të tjera në trup.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kompensoni ujin e humbur gjatë ditës dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të filloni ditën duke pirë ujë. Sapo zgjohen, gratë japoneze pinë gjysmë litër ujë me stomakun bosh. Ky është një zakon që u sjell atyre lëkurë pa të meta dhe porcelani.
Trupi largon toksinat, përmirëson pamjen e lëkurës, përmirëson lëkurën dhe metabolizmin. Flokët bëhen të shndritshëm dhe kilogramët “shkrihen”, e njëkohësisht forcon imunitetin. Çfarë ndodh në organizëm kur mëngjesin e nisni me gjysmë litër ujë në stomak bosh?
1. Ju e nisni ditën plot energji
2. Metabolizmi është i përshpejtuar
3. Flokët tuaj do të jenë më pak të yndyrshëm
4. Lëkura është më e bukur dhe e butë
5. Do të bini në peshë. /abcnews.al