Gratë greviste të uzinës së Ballshit të vendosura, nuk dalim pa marrë lekët që kemi fituar me djersë

schedule14:55 - 1 Nëntor, 2020

schedule 14:55 - 1 Nëntor, 2020

Greva e naftëtarëve vijon edhe gjatë kësaj të diele teksa ka hyrë në ditën e 18. Gratë vijojnë rezistencën e tyre pavarësisht se gjendja shëndetësore është përkeqësuar shumë.

Ato ndihen të lodhura, por nuk e humbin shpresë.

I lutemi kryeministrit ta shikojë dhe të reflektojë për grevën tonë, që tashmë nuk quhet e tillë pasi ne jemi të ngujuara”, është shprehur ai.

Janë të vendosura deri në hedhjes se pagave që i kanë të fituara me gjyq.

“Ne nuk dalim pa fituar të drejtën tonë. Po nuk morëm atë që na takon, nuk dalim nga greva”, ka thënë një tjetër greviste.

Kjo është greva e dytë e urisë brenda vitet. Në të parën, atë të shkurtit, 10 naftëtarë rezistuan deri ne marrjen e dy pagave mininale nga Bylis dhe Tosk Energy./abcnews.al