Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gratë e vrara në familje/ Shumica ishin dhunuar më herët, mbi gjysma në zonat rurale

schedule18:23 - 6 Mars, 2026

schedule 18:23 - 6 Mars, 2026

Dëshira  për kontroll,  xhelozia, normat e thella patriakale shpesh janë bërë shkak për dhunë të burrave ndaj grave.  Dhunë që në disa raste ka shkuar deri në pëdorimin e armëve.

Sipas  observatorit  të  femicidit pranë Avokatit të Popullit në  katër vite në Shqipëri nga 2021 deri në 2024  u vranë   37 gra dhe vajza.  73% e rasteve  u vlerësuan si femicid.

Pesë  gratë e vrara në vitin 2024  edhe  pse  kishin kërkuar ndihmë në polici para krimit,   në momentin e ngjarjes nuk ishin në masë aktive mbrojtje.



“Rastet e 2024 … 72%  e rasteve gratë kishin  përjetuar dhunë më herët… autorët… më shumë se gjysma në zonat rurale”.

Këto të dhëna tregojnë se vetëm ligjet nuk mjaftojnë.

“Viktimat e dhunës përfitojnë ndihmë juridike parësore dhe dytësore dhe përjashtim nga tarifat  gjyqësore duke hequr një nga barrierat  kryesore që historikisht i ka penguar të kërkojnë ndihmë”.

Ndërkohë në prag të ditës ndërkombëtare të grave  Avokati i Popullit rekomandoi   njohjen e femicidit  si vepër penale të veçantë dhe  forcimin e vlerësimit  të herëshëm të rrezikut dhe monitorimit të rasteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!