Dëshira për kontroll, xhelozia, normat e thella patriakale shpesh janë bërë shkak për dhunë të burrave ndaj grave. Dhunë që në disa raste ka shkuar deri në përdorimin e armëve.
Sipas observatorit të femicidit pranë Avokatit të Popullit në katër vite në Shqipëri nga 2021 deri në 2024 u vranë 37 gra dhe vajza. 73% e rasteve u vlerësuan si femicid.
Pesë gratë e vrara në vitin 2024 edhe pse kishin kërkuar ndihmë në polici para krimit në momentin e ngjarjes nuk ishin në masë aktive mbrojtje. Këto të dhëna tregojnë se vetëm ligjet nuk mjaftojnë.
“Viktimat e dhunës përfitojnë ndihmë juridike parësore dhe dytësore dhe përjashtim nga tarifat gjyqësore duke hequr një nga barrierat kryesore që historikisht i ka penguar të kërkojnë ndihmë”, është shprehur zëvendësministrja e Drejtësisë Elona Hoxha.
Ndërkohë në prag të ditës ndërkombëtare të grave Avokati I Popullit rekomandoi njohjen e femicidit si vepër penale të veçantë dhe forcimin e vlerësimit të hershëm të rrezikut dhe monitorimit të rasteve.
VITI 2024
5 vrasje të kryera
6 vrasje të mbetura në tentativë
4 raste të shkaktimit të vetëvrasjes
3 raste të plagosjes së rëndë me dashje
72% e rasteve gratë kishin përjetuar dhunë më herët nga autori
AUTORËT
17 burra / djem
7 me rekorde penale të mëparshme
4 me probleme të shëndetit mendor
3 humbën jetën menjëherë pas veprës penale
14 raste gjykatat vendosën “arrest me burg”


