Gratë që mbahen të izoluara për vepra të ndryshme penale në burgun 325 në kryeqytet u takuan këtë të shtunë me një grup gjyqtaresh në kuadër të ditës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Edhe pse të dënuarat kanë pranuar fajësinë e tyre shpesh herë janë ndjerë të paragjykuara nga gjyqtarët sidomos kur bëjnë kërkesa për ulje të dënimeve.
Një pretendim që u mbështet edhe nga drejtuesja e Policisë së Burgut, Mimoza Rumano. Për gjyqtaren e apelit të Tiranës, Edlira Petri, e rëndësishme është integrimi i tyre në shoqëri pas përfundimit të dënimit, ndërsa pranoi se edhe në sistem ka vend për përmirësim.
Në burgun e grave në Tiranë vuajnë dënimin 25 gra të të dënuara për vepra penale nga vrasjet, tek mashtrimi, droga apo edhe trafiku i emigrantëve./abcnews.al


