Dy 37 vjeçarë nga Tiranë janë arrestuar nga policia pasi kanë shantazhuar dhe fyer bashkëshortet e tyre.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 arrestuan në flagrancë E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja”.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasit K. H., 37 vjeç, banues në Laknas.
Ky shtetas ka kërcënuar me fjalë ish-bashkëshorten, bëri me dije Policia e Tiranës.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
Njoftimi i policisë
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr.2 një rast i armëmbajtjes pa leje.
Vihet në pranga një 26-vjeçar i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.
Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, u vunë në pranga dhe dy shtetas të tjerë për veprat penale “Përndjekje” dhe “Dhunë në familje”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë në banesë sende të kundraligjshme, mbi bazën dhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri mbante armë zjarri në banesë, organizuan punën për arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i ushtrimit kontrollit të befasishëm në banesën e shtetasit V. M., 26 vjeç, në rrugën “Frosina Plaku”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.
Po nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, i shtetasit E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasit K. H., 37 vjeç, banues në Laknas. Ky shtetas ka kërcënuar me fjalë ish-bashkëshorten.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.