Grasshoppers marshon drejt elitës, Demhasaj shënon në fitoren me “tris”

schedule22:29 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 22:29 - 7 Dhjetor, 2020

Grasshoppers vazhdon të fitojë dhe të marshojë drejt rikthimit në elitën e futbollit zviceran. Pjesë e ekipit helvet janë Ermir Lenjanin dhe Shkëlqim Demhasaj.

Ky i fundit ka shënuar në fitoren e sotme përballë Xamax. Grasshoppers triumfoi 3-0 në shtëpi dhe golin e parë e realizoi sulmuesi dardan në minutën e 39-të.

Goli i tretë në kampionat për shtatlartin, i cili ka debutuar me Kosovën në fitoren 0-5 ndaj Maltës, sfidë e luajtur në nëntor të vitit 2018.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Grasshoppers në vend të parë të Challenge League me 26 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë. /abcnews.al