Granit Xhaka është kthyer në një çështje tek Arsenali. Mesfushori, i cili ishte graduar kapiten, iu kthye tifozëve që e vërshëllenin. Një ditë më parë gjilanasi kërkoi falje, por nga ana tjetër tregoi edhe momentin e vështirë që po kalonte për shkak të ofendimeve të ndryshme që merrte.
Normalisht gjendja e tij momentalisht nuk është e mirë dhe trajneri Unai Emery duhet të mendojë të zgjedhë një tjetër kapiten. Ndër të tjera ai ka planifikuar që të mos e aktivizojë Xhakën në sfidën e nesërme kundër Wolverhampton.
“Së pari është qenie humane. Si çdo njeri që ndjen, Xhakës i duhet kohë për ta kaluar këtë situatë. Ai tha që i vjen keq, u kërkoi falje tifozëve dhe çdokujt. Tani fokusi është te ndeshja. Nuk është në mendjen time që ai të luajë nesër.
Po e mendoj që të mos luajë. Tani duhet të përqendrohemi 100 për qind te ndeshja. Po shkojmë të stërvitemi dhe për momentin nuk e çoj në mend që të luajë”, u shpreh mes të tjerash Emery në konferencën e zakonshme për shtyp. /abcnews.al
BREAKING: Unai Emery confirms club captain Granit Xhaka will not play for Arsenal v Wolves on Saturday
— Sky Sports News (@SkySportsNews) November 1, 2019