Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ditën e sotme ka prezantuar projektin e Rindërtimit.
Gjatë fjalës së tij Ahmetaj deklaroi se tha se banesat që do të rindërtohen, do të kenë cilësi shumë më të mirë se më parë.
Gjithashtu ai theksoi se grantet për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, do të jepen në varësi të dëmeve të shkaktuara.
“I gjithë kuadri i prezantimit ka të bëjë me një nga parimet kryesore të rindërtimit, transparenca. Modelet janë rezultatet te kujdesshme te një procedure teknike. Behët fjalë për nje rindërtim edhe më të mirë. Programet janë të detajuara në ligj. Atje ku do të shembet, në zonë jashtë Tirane, procesi vazhdon. Janë 115 pallate për t’u shembur dhe njësi individuale jashtë Tiranë 2000 e ca. Janë 62 shkolla që do të rindërtohen dhe disa të tjera që do të riparohen, por me konceptin; ‘Rindërto më mirë’. Programi për strehimin nuk do të jetë kompensim, por ofrimi i kushteve optimale për strehim”, tha Ahmetaj.

