Granit Xhaka thyen heshtjen: Kërkoj falje, të vazhdojmë së bashku!

schedule20:28 - 31 Tetor, 2019

schedule 20:28 - 31 Tetor, 2019

Granit Xhaka më në fund ka reaguar pas sherrit të tij me tifozët e Arsenalit. Mesfushori me origjinë shqiptare ka shkruar një letër të gjatë për tifozët e “Topçinjve”, duke shkruar:

“Pasi mora disa ditë kohë për të reflektuar mbi këtë situatë, dua t’iu jap një shpjegim më shumë se sa një përgjigje të shpejtë. Skena që u bë kur unë po zëvendësohesha, më ka prekur shumë. E dua Arsenalin dhe gjithmonë kam dhënë 100% si brenda fushës, ashtu dhe jashtë saj.

Ndjenjat e mia nuk janë kuptuar asnjëherë nga tifozët, kam marrë shumë ofendime dhe kërcënime si gjatë ndeshjeve, ashtu dhe në rrjetet sociale. Njerëzit më kanë thënë gjëra si: ‘Do të të thyejmë këmbët!’, ‘Vrite gruan tënde’, ‘Shpresoj që vajza jote të bëhet me kancer!’.

Këto ofendime më kanë bërë që unë të reagoj në këtë mënyrë. Në këtë situatë, reagovë në një mënyrë të tillë që ka ofenduar disa tifozë, disa tifozë që e duan këtë klub aq sa unë dhe që shpresojnë të shkojmë sa më lart. Qëllimi im nuk ka qenë të ofendoj askënd dhe kërkoj falje për këtë gjë.

Dëshira ime është që të rikthehemi e të jemi së bashku ashtu si në fillim, si dhe të kujtojmë pse të gjithë kemi rënë në dashuri me futbollin. Le të ecim të gjithë së bashku me një frymë pozitive përpara.

Granit”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!